Platforma e pagesave ne kripto Alphapo është goditur nga një sulm hakerimi që ka rezultuar në 23 milionë dollarë në Bitcoin, Ethereum dhe Tron të derdhur nga kuletat e saj “të nxehta”
Alphapo përpunon pagesat për shërbimet e lojërave të fatit, disa prej të cilave u detyruan të çaktivizojnë tërheqjet për shkak të sulmit.
Alphapo ka siguruar tashmë klientët e saj se nëse pagesat e tyre janë prekur, fondet e tyre janë të sigurta – çfarëdo që të thotë kjo.
Sipas një raporti të fundit, humbjet nga sulmet dhe mashtrimet DeFi arritën në më shumë se 204 milionë dollarë vetëm në tremujorin e dytë 2023, pak më pak se tremujori i mëparshëm, kur humbjet arritën në 320 milionë dollarë.