Today Saturday, 27th July 2024
The Albania Times

Lajmet e fundit nga Bota, Politika, Sporti dhe me shume

Lajmi i Fundit

Europa ende nuk mund të qëndrojë pa gazin rus, paralajmëron IEA

Europa ende nuk mund të qëndrojë pa gazin rus, paralajmëron IEA

Bashkimi Evropian ka rezerva të mjaftueshme gazi për dimër, por mund të përballet me mungesë vitin e ardhshëm nëse Rusia shkurton më tej furnizimet, raportoi Reuters, duke cituar një raport të ri nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA)

Pavarësisht se Rusia reduktoi furnizimet e gazit këtë vit, Europa ka shmangur një mungesë të madhe dhe e ka nisur dimrin me rezervuarë të mbushur me gaz – falë masave emergjente të BE-së për mbushjen e magazinave dhe një periudhe fatlume të motit të butë.

Megjithatë, viti i ardhshëm mund të jetë një provë edhe më e ashpër se kriza e energjisë që këtë vit rriti faturat e karburantit për familjet evropiane dhe detyroi industritë të mbyllen përkohësisht.

Nëse Rusia shkurton pjesën e vogël të gazit që ende furnizon Evropën dhe kërkesa e Kinës për gaz rikthehet nga nivelet më të ulëta të shkaktuara nga bllokimi, BE-ja mund të përballet me një mungesë gazi prej 27 miliardë metra kub (bcm) në vitin 2023, tha IEA.

IEA tha se mungesa mund të shmanget përmes kursimit të energjisë, rinovimit të ndërtesave me gaz, zëvendësimit të ngrohjes me bazë karburanti fosil me pompa nxehtësie, si dhe zgjerimit masiv të energjisë së rinovueshme.

A do t’i bëjë Evropa gjithçka përpara se të vijë dimri?


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *