Mon. Feb 23rd, 2026

Kina i kërkon SHBA-së të anulojë tarifat pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Pekin i ka kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës të anulojnë tarifat e njëanshme të shpallura nga Donald Trump, pasi Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzoi disa nga masat e tij.

Ministria e Tregtisë e Kinës deklaroi se po kryen një “vlerësim gjithëpërfshirës” të ndikimit të vendimit dhe i bëri thirrje Uashingtonit të heqë tarifat ndaj partnerëve tregtarë.

“Kina i nxit Shtetet e Bashkuara të heqin masat e njëanshme tarifore kundër partnerëve të saj tregtarë.

Nuk ka fitues në një luftë tregtare dhe proteksionizmi nuk çon askund”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, tarifat e reja globale prej 15% pritet të hyjnë në fuqi dhe të zgjasin 150 ditë, me përjashtime për produkte të caktuara.

Edhe Ministria e Jashtme e Kinës theksoi se po ndjek me “vëmendje të veçantë” çdo hap të mëtejshëm nga SHBA, përfshirë masa alternative si hetimet tregtare që mund të përdoren për të ruajtur tarifat e rritura.

Pekini paralajmëroi se do të mbrojë me vendosmëri interesat e tij, duke lënë të hapur mundësinë e kundërpërgjigjeve nëse tensionet tregtare përshkallëzohen.

Related Post