Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi provincën Hokkaido në Japoni paraditen e kësaj shtune. Epiqendra e tërmetit ishte në bregun lindor të Hokkaidos, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë, duke shtuar se nuk ishte lëshuar paralajmërim për cunami. Sipas Qendrës Gjermane të Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ), e cila njoftoi tërmetin, thellësia fokale ishte 10 kilometra. […]