Organizata “Gratë në të Zeza” mbajti një aktivitet përkujtimor në Beograd për 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë. Manifestimi u zhvillua me moton “Asnjëherë nuk do të harrojmë gjenocidin në Srebrenicë”. U realizua një veprim simbolik me 30 pasqyra që simbolizonin ballafaqimin me të kaluarën. Aktivistet qëndruan pranë statujës së princit Mihailo, duke mbajtur numrin 8372, […]
