Regjimi totalitar godiste në thelb kulturën dhe artin e vërtetë, për të krijuar një kulturë e një art tendencioz të ideologjizuar, që t’i ngrinte himn pashallarëve të kuq, siç ndodhi me veprat klasore të socrealizmit. Familja Pipa, një nga familjet më të kulturuara e më antikonformiste të Shqipërisë, u ndëshkua sepse nuk u bë palë […]
