Një 28-vjeçar është proceduar nga Policia e Fierit pasi dyshohet se ka postuar në rrjetet sociale, foto intime të një shtetaseje 26-vjeçare. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftim i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. Xh., 28 vjeç, banues […]