Përfshihet nga flakët një furgon në autostradën Fier-Lushnje, nuk ka të lënduar
Një furgon është përfshirë nga flakët në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur Vajkan. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Paraprakisht burimet bëjnë me dije se nuk ka të lënduar. ( BalkanWeb)