Milani do të ndajë rrugët me Konseisaon pas një sezoni që konsiderohet i dështuar. Portugezi do të bëhet trajneri i dytë i larguar, pasi më parë kuqezinjtë ndanë rrugët me Fonsekën. “Corriere dello Sport” raporton se Milani është i vendosur për të pasur në stol një trajner italian. Në krye të listës ndodhet Mauricio Sarri.
