Tue. Jul 1st, 2025

Operohet sulmuesi i Barcelonës, 25-vjeçari humbet derbin ndaj Espanjolit

Sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres iu desh t’i nënshtrohej një operacioni të apendicit të mërkurën në mbrëmje. Spanjolli iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente pasi përjetoi shqetësime gjatë gjithë ditës. Analizat mjekësore përcaktuan se ishte apendicit.  Në parim, Ferran Torres, do të humbasë fundin e sezonit të La Ligës, përfshirë tre ndeshjet e mbetura kundër Espanjol, Vijareal dhe Atletiko

Related Post