Në kuadër të operacionit policor “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë zbuluan dhe shkatërruan një plantacion me 591 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në fshatin Zgërdhesh. Në pranga ranë tre persona, dy prej tyre vëllezër, të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike. Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë […]