Pak para minutash, pranë burgut të Fushë-Krujës është dëgjuar një shpërthim. Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje për të verifikuar se për çfarë bëhet fjalë. Oficerë nga Policia e Tiranës kanë mbërritur në burgun e Fushe-Krujës për të verifikuar gjithçka. Ende nuk dihet se nga se është shkaktuar zhurma që është dëgjuar si shpërthim.