Dy vëllezër janë arrestuar në Roskovec pasi u kapën në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike. Operacioni u zhvillua në kuadër të planit kombëtar “Koordinata” për goditjen e kultivimit të kanabisit. Në zonën e quajtur “Toka e zezë” u gjetën dhe u asgjësuan 65 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Fierit […]
