Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së për Tiranën në 11 maj, ka paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor. Alimehmeti kërkon rinumërim të votave në të gjitha KZAZ-të e Tiranës. Nesër më datë 3 qershor, hidhet shorti në Gjykatën Administrative për të përcaktuar trupën e Kolegjit Zgjedhor që do shqyrtojë ankesën e tij ndaj KQZ-së. […]
