Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve të kryera me metoda proaktive, në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Berzanë, Njësia Administrative Zejmen, u zbulua një parcelë me 150 bimë të dyshuara narkotike, të llojit […]
