Një 50-vjeçar i identifikuar si Vladimir Çela është arrestuar nga Policia e Lushnjes pasi mbante armët dhe municion luftarak në banesën e tij në Karbunarë. Blutë kanë sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra dhe dhjetra fishekë luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. […]
