Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikim lëndësh narkotike. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, pas një pune të mirëkoordinuar me Interpol Tiranën dhe Interpol Romën. I arrestuari […]
