Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca paraprake për dosjen “Partizani”. Avokatët e kreut demokrat Sali Berisha kërkuan shfuqizimin e disa vendimeve të gjyqtares Irena Gjoka. Kërkesa e tyre u rrëzua nga gjykata. Ndërkohë, gjyqtarja Flojera Davidhi përfundoi shqyrtimin paraprak të çështjes dhe tërhoqi dosjen në dhomë këshillimi për të marrë një vendim. (Balkanweb)
