Babai i Florian Wirtz, Hans ka shpjeguar pse ylli gjerman zgjodhi të bashkohej me Liverpoolin në vend të Bayern Munichut.
Ish-sulmuesi i Bayer Leverkusen kishte oferta nga të dy gjigantët evropianë, por në fund vendosi të largohej nga shtëpia dhe Bundesliga për klubin nga Merseyside.
Prindërit e Wirtz ishin përfaqësuesit kryesorë të lojtarit në kulmin e negociatave, teksa tani kanë zbuluar detaje nga transferimi i tij.
“Arne Slot prezantoi filozofinë e tij të lojës, taktikat e ekipit në posedim dhe presion, dhe se si Florian mund t’i zhvillojë pikat e tij të forta në këto fusha”, zbuloi fillimisht Hans për Der Spiegel.
“Kjo la një përshtypje vendimtare te Florian. Kushtet e stërvitjes në Liverpool ishin gjithashtu plotësisht mbresëlënëse”.
“Arne Slot e ka impresionuar Florianin në fushë. Ai është gjithashtu një person shumë i këndshëm. Trajnerët më të mirë të Florianit kanë qenë gjithmonë ata që i kanë dhënë shumë liri”.
“Dhe ata me empatinë më të madhe e kanë arritur edhe Florianin. Ai e gjen lojën në Angli interesante sepse lulëzon në ritëm dhe dinamizëm”, përfundoi babai i Wirtz. /Telegrafi/
The post Babai shpjegon në detaje pse Wirtz zgjodhi Liverpoolin në vend të Bayern Munichut appeared first on Telegrafi.