“X”-si 1-1 kundër Letonisë trondit në themel objektivin e Shqipërisë për të synuar të paktën vendin e dytë në Grupin K. Ekipit të Sylvinho-s këtë herë i mungoi thuajse gjithçka, të paktën në perceptimin e opinionit publik, pasi faqet e specializuara për statistikat i kanë dhënë notë kaluese pjesës më të madhe të legjionarëve kuqezi. […]
