Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e të shtunës në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, pranë stadiumit të futbollit. Sipas raportimeve paraprake, një automjet, për të cilin dyshohet se drejtohej nga një shtetas i huaj ka goditur disa mjete të tjera të parkuara dhe në lëvizje dhe ka përfunduar i përmbysur në rrugë. […]
