Thu. Dec 12th, 2024

Parashikimi i motit për fundjavën

Fundjava pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

E shtuna parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët, me vranësira të pakta, veçanërisht në juglindje të vendit. Në këto zona, deri në orët e mëngjesit do të ketë reshje të lehta shiu, ndërsa në lartësitë mbi 900 metra pritet të ketë reshje bore.

E diela do të karakterizohet nga mot i kthjellët.

Era do të fryjë nga veriut me një shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, por herë pas here mund të arrijë deri në 15 m/sek. Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Related Post