Sulmuesi i Vllaznisë, Kevin Dodaj, ka shkëlqyer në miqësoren që kombëtarja U-21 e Shqipërisë zhvilloi kundër bashkëmoshatarëve të Hungarisë. I hedhur në fushë në pjesën e dytë të ndeshjes nga ana e trajnerit Bushi, 19-vjeçari u bë menjëherë protagonist, duke shënuar golin e shifrave 0-1 që në minutën e 46-të. Megjithatë, kjo do të ishte […]
