Një vajzë që e kishte dashur aq shumë lirinë, saqë poezitë e tregimet preferonte t’i nënshkruante “Kolombia-Pëllumbesha”, nuk e kishte menduar kurrë, se pikërisht lirinë do t’ia dhunonin! Lindur në një familje të kamur gjirokastrite, ku kultura e arsimimi konsideroheshin pa dyshim “pajë”, shoqe fëmijërie dhe pene me Musine Kokalarin, Selfixhe Ciu, nuk mund të […]
