Një operacin me shkallë të gjerë po zhvillohet nga forcat e rendit në disa qytete të vendit. Gazetarja Klodiana Lala raporton se aksioni po zhvillohet në Tiranë, Durrës, Fier e Vlorë, ndërsa mësohet se lidhet me krimin e organizuar. Janë kryer kontrolle, ndërsa ka dhe urdhër-arreste por detajet pritet të mësohen në vijim.
