Fri. Jul 18th, 2025

Trump do ta padit miliarderin Murdoch për raportimin e WSJ

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka kërcënuar të padisë Wall Street Journal (WSJ), Rupert Murdoch dhe News Corp për një artikull që pretendon se ai i ka dërguar një letër me përmbajtje seksuale Jeffrey Epsteinin në vitin 2003.

Trump e ka quajtur këtë histori si “të rreme, të keq-intencionuar dhe shpifëse”, shkruan cnn.

Ai ka pohuar se ka paralajmëruar drejtoreshën e WSJ, Emma Tucker, dhe Murdoch për natyrën e rreme të letrës, por ata kanë vendosur ta publikojnë gjithsesi.

Në një mesazh në platformën Truth Social, Trump ka thënë se ka urdhëruar prokuroren e përgjithshme, Pam Bondi, të kërkojë nga gjykata publikimin e të gjitha transkripteve të jurisë së madhe lidhur me hetimin ndaj Epstein, shkruan cnn.

Ai e ka quajtur këtë çështje një “mashtrim” të krijuar nga demokratët dhe ka kërkuar që të mbyllet menjëherë.

Letra e përmendur, sipas WSJ, ishte pjesë e një albumi me letra të mbledhura nga Ghislaine Maxwell për ditëlindjen e 50-të të Epstein në vitin 2003. Ajo përmbante një vizatim të një gruaje të zhveshur dhe një mesazh që përfundonte me fjalët “Gëzuar ditëlindjen — dhe çdo ditë qoftë një sekret i mrekullueshëm.”

Trump ka mohuar të ketë shkruar letrën ose të ketë bërë vizatimin, duke thënë se ato nuk janë fjalët e tij dhe se ai nuk bën vizatime.

Ky incident ka rihapur diskutimet mbi lidhjet e Trump me Epstein, i cili u arrestua në vitin 2019 dhe vdiq në burg më vonë atë vit. Trump ka distancuar veten nga Epstein dhe ka kërkuar transparencë në lidhje me dokumentet që lidhen me hetimin ndaj tij. /Telegrafi/

The post Trump do ta padit miliarderin Murdoch për raportimin e WSJ appeared first on Telegrafi.

Related Post