Një incident i rrezikshëm ka ndodhur sot pasdreke në aksin rrugor Belsh–Kuçovë në afërsi të vendit të quajtur Lokalitet, ku një automjet tip Benz ka marrë flakë gjatë lëvizjes. Brenda mjetit ndodheshin pesë persona, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje, të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë nga automjeti pa pësuar lëndime. […]
