Komiteti Norvegjez i Nobelit është shprehur i “alarmuar” për Narges Mohammadin, fituesen e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2023, pasi ajo është “kërcënuar seriozisht” me jetë. Në një komunikatë të premten, komiteti tha se Mohammadi e ka njoftuar kryetarin e komitetit, Jorgen Watne Frydnes, përmes një “telefonate urgjente” se ka marrë paralajmërime nëpërmjet avokatëve […]
