Një tjetër rast abuzimi me detyrën është zbuluar në radhët e policisë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar Nënkomisarin Edison Pema, i cili shërbente në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan. Ai akuzohet se jepte fajde për persona të ndryshëm dhe, përmes kanosjes apo dhunës, i detyronte të kthenin shuma të mëdha parash. […]
