Klubi i Partizanit ka prezantuar nëpërmjet faqes zyrtare, 3 fanellët e sezonin 2025-2026. “E kuqja e traditës, e bardha e besimit, jeshilja e trimërisë. Këto nuk janë thjesht fanella ~ janë ngjyrat e historisë, krenarisë dhe identitetit të Partizanit”, shkruan Partizani në statusin e prezantimit të fanellave rë reja. Ndërkohë këto uniforma kanë dalë menjëherë në shitje dhe mund të porositen online, nga të gjithë tifozët e kuq, jashtë dhe brenda vend”.
