Në seancën e fundit e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë është miratuar akti normative për buxhetin e vitit 2025. Deputetët kanë votuar projektligjet, kryesisht ata të mazhorancës, ndërsa deputetët e opozitës kanë braktisur seancën plenare. Akti normativ për ndryshime dhe shtesa në buxhet për vitin 2025 është miratuar me 71 vota pro.
