Këshilli i Ministrave ka miratuar sot në parim marrëveshjen e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, në kuadër të Planit Vjetor të Veprimit për vitin 2024, pjesë e Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III). Ky vendim synon forcimin e bashkëpunimit institucional mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në kuadër të përgatitjeve për anëtarësim. […]
