Deputeti Qani Xhafa u aksidentua disa kohë më parë, duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. SPAK ka shpallur pretencën dhe kërkon dënimin me 6 muaj burg për të. Megjithatë, prokuroria ka propozuar që ekzekutimi i dënimit të pezullohet dhe Xhafa të kryejë një vit shërbim prove. Vendimi përfundimtar pritet të merret nga gjykata.