Rekursi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Çështja është regjistruar zyrtarisht dhe tashmë është caktuar edhe relatorja. Gjyqtarja Albana Boksi do të udhëheqë shqyrtimin e këtij procesi. Informacioni është bërë publik në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë.
