Menjëherë pas miratimit të Qeverisë së Kosovës për pranimin e emigrantëve nga SHBA, ka reaguar Departamenti Amerikan i Shtetit, duke qenë mirënjohës për këtë vendim. Sipas DASH, do të dërgohen së shpejti emigrantë nga SHBA derisa këta të fundit të kthehen në vendet e origjinës.
